Kurti e mirëpriti Presidenten e KE’së në objektin e deputetëve

  • A.P /
  • 15 October 2025 - 14:45
Kurti e mirëpriti Presidenten e KE’së në objektin e deputetëve

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shkuar në Kuvend për të takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Takimi me Kurtin vjen pas atij që pati me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë.

 Von der Leyen po e takon Kurtin në sallën e Kuvendit dhe jo në zyrën e tij pas vendimit të BE-së që takimet me të të mos mbahen në objektin qeveritar deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Shefja e BE-së erdhi në Prishtinë nga Beogradi, ndërsa pas përfundimit të vizitës këtu do të niset drejt Shkupit.

“Presidentja e KE-së do të mbajë konferenca për shtyp dhe fjalime gjatë gjithë turneut të saj”, ka njoftuar BE, por nuk dihet saktë se kur do ta mbajë një të tillë në Prishtinë.


(Kosova Sot Online)