Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

  • A.P /
  • 17 October 2025 - 07:25
Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu që do të nisin që në orët e para të mëngjesit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Edhe të shtunën reshjet pritet të vazhdojnë në periudha të ndryshme gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje do të zbehen gradualisht.

E diela do të karakterizohet nga vranësira të herëpashershme, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell, sidomos gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)