Kraki: N’Tiranë mungoi spiuni Fatmir Sheholli mik i ngushtë i shumë prej atyre qe ishin në rreshtin e parë

  • A.P /
  • 18 October 2025 - 13:08
Kraki: N’Tiranë mungoi spiuni Fatmir Sheholli mik i ngushtë i shumë prej atyre qe ishin në rreshtin e parë

Ditën e djeshme në Tiranë është zhvilluar një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rreth kësaj ka reaguar deputeti Nezir Kraki. Ky i fundit ka tentuar ta njollosë protestën e djeshme duke krijuar një lidhje mes disa prej atyre që kanë qenë pjesëmarrës atje dhe Fatmir Shehollit, i cili u arrestuar nën dyshimet e bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

Ai madje tha se Gjykata Speciale është realizuar shpejtë pasi që ‘’Serbia ka shumë Fatmir Sheholla në mesin tonë’’.

Postimi:

Dje n’Tiranë mungoi Fatmir Sheholli. Spiun i Serbisë dhe mik i ngushtë i shumë prej atyre qe ishin ne rreshtin e pare.

Serbia ka shume fatmir sheholla ne mesin tone, prandaj gjykata speciale u realizua aq shpejt dhe pati aq shume lobues.


(Kosova Sot Online)