Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 20 October 2025 - 07:16
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Java në Kosovë pritet të nisë me kushte të qëndrueshme atmosferike, ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira të herëpashershme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të hënën, vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të thatë, duke sjellë kryesisht kthjellime, ndërsa vranësira të lehta mund të shfaqen në orët e pasdites. Mëngjesi parashihet të jetë i ftohtë.

Moti të martën parashikohet pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Mëngjesi dhe nata do të jenë të ftohta.

E mërkura do të mbajë mot me vranësira e reshje të lehta shiu në orët e mëngjesit, gjatë ditës parashihen edhe periudha me diell.

(Kosova Sot Online)