
Numërohen mbi 40% e votave me postë në komunën e Gjakovës

Janë numëruar mbi 40% e votave me postë në komunën e Gjakovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, Ardian Gjini ka marrë 46.08% të votave, kurse pas tij renditet Anton Shala nga PSHDK me 22.64%.
I treti është Ardian Gola i VV-së me 14.80%, kurse Shefqet Shehu i LDK-së i katërti me 12.31%.
(Kosova Sot Online)