KFOR del me njoftim

  • A.P /
  • 23 October 2025 - 13:00
KFOR del me njoftim

KFOR ka dhënë detaje për takimin që e zhvilloi dje komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim theksohet se gjatë takimit të dy ata kanë diskutuar për çështje që lidhen me situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe, për stabilitetin rajonal.

Nga KFOR bëhet e ditur se Ulutas ka rikonfirmuar angazhimin e këtij misioni për të garantuar ambient të sigurt në Kosovë, dhe për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

‘’ Ai gjithashtu vlerësoi kontributet afatgjata të Shqipërisë në KFOR dhe profesionalizmin e treguar nga personeli shqiptar në mbështetje të aktiviteteve të përditshme të misionit’’, thuhet mes tjerash.

Postimi:

Dje, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua në Tiranë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtnant Arben Kingji.

Gjatë takimit, u diskutua për një sërë çështjesh që lidhen me situatën e sigurisë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të mbështetur dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributet afatgjata të Shqipërisë në KFOR dhe profesionalizmin e treguar nga personeli shqiptar në mbështetje të aktiviteteve të përditshme të misionit.

KFOR vijon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – me qëllim kontributin për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushjen e roleve të tyre përkatëse si institucione të reagimit të sigurisë.

(Kosova Sot Online)