Bajqinovci: Albin Kurti është fitues i zgjedhjeve dhe i mandatari i vetëm
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk do të ketë një propozim tjetër nga Vetëvendosje për t’u mandatuar nga presidentja, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas tij, Albin Kurti është fitues i zgjedhjeve dhe i mandatuari i vetëm.
Duke akuzuar partitë e tjera shqiptare që nuk e votuan formimin e Qeverisë Kurti 3, tha se gjasat janë reale që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Për Qeveri tjetër ne nuk ka gjasa dhe nuk ka mundësi për shkak se dihet se mandatar është kryeministri Kurti. Më nuk ka pazare të tilla sikurse përpara me terminale doganore në të cilat vendoseshin njerëz me nga 5 deputetë. Populli e ka dhënë verdiktin dhe kryeministri Kurti është më i votuari dhe i ka 48 deputetë, së bashku me minoritetet jo serbe i kemi 56 deputetë. Por, fatkeqësisht LDK-ja na i mbylli dyert dhe nuk deshi që as ta konstituojë Kuvendin dhe as formimin e Qeverisë. Nuk e di nëse do të shkojmë në takim tek presidentja sepse këtë e vendosin organet e partisë”, tha Bajqinovci n'21.
(Kosova Sot Online)
