Mustafa: Albin Kurti s’ka pjekuri për ta nominuar dikë nga VV për Kryeministër
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy subjekteve janë të tilla për shkak të qasjes ofenduese dhe përçarëse të VV-së ndaj partive të tjera, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ne jemi deklaruar para një viti se LDK nuk parasheh asnjë koalicion të mundshëm, në këto rrethana, jo vetëm me Albin Kurtin, por me tërë Vetëvendosjen. Qasja e VV-së ndaj partive të tjera ka qenë ofenduese, nënçmuese dhe e gabuar, si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme”, tha Mustafa n21.
I pyetur se nëse LDK do të kishte votë për Galuk Konjufcën, Mustafa shtoi se ”Nuk besoj se Albin Kurti ka pjekurinë politike për ta tejkaluar vetën dhe për të nominuar dikë tjetër për sa kohë ai është pjesë e politikës”.
(Kosova Sot Online)
