Publikohen fotografitë e dy vëllezërve nga Kosova që mbetën të vrarë

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 07:36
Publikohen fotografitë e dy vëllezërve nga Kosova që mbetën të vrarë

Dy vëllezër mbetën të vrarë sot në Gollubovc të Malishevës, ndërsa dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nëpër rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë edhe disa fotografi që pretendojnë se paraqesin pikërisht dy viktimat, Driton dhe Naim Morina.

I dyshuari në këtë rast është Astrit Isufi, dhëndri i tyre.

Në momentin kritik, motra dhe mbesa e viktimave kanë qenë në veturë së bashku me Astritin. 

(Kosova Sot Online)