Krasniqi: PDK është forca më e votuar në Kosovë

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 15:05
Krasniqi: PDK është forca më e votuar në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK ka përmbyllur me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës demokratike të vendit, duke u konfirmuar si partia më e votuar në nivel vendi me 187,526 vota, 206 asamblistë të zgjedhur dhe gjashtë komuna të fituara: Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han i Elezit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“PDK u konfirmua si partia më e votuar në Kosovë. Me 206 asamblistë të zgjedhur, mbetëm forca me përfaqësimin më të gjerë lokal në vend. Dhe me gjashtë komuna të fituara, PDK dëshmoi se suksesi ndërtohet mbi punë me rezultate dhe përfaqësim me dinjitet,” ka theksuar Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se kjo ishte një fushatë e pastër dhe dinjitoze, duke vlerësuar se edhe aty ku gara ishte e vështirë, çdo përpjekje e ndershme është fitore në vetvete.

(Kosova Sot Online)