Pasi e rrahu vajza e mitur e raporton babain në polici

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 09:15
Pasi e rrahu vajza e mitur e raporton babain në polici

Një vajzë e mitur ka raportuar babain e saj në Polici, nën dyshimin se ai e ka rrahur fizikisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në kryeqytet, ditën e diel.

Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

(Kosova Sot Online)