Hill: S’e dinim kush fliste për UÇK-në

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 11:45
Hill: S’e dinim kush fliste për UÇK-në

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill po u përgjigjet pyetjeve të gjykatësve në ditën e fundit të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Diplomati amerikan u pyet për qëllimet e UÇK-së dhe personat që “duhej t’i materializonin ato objektive”.

Hill e përmendi Jakup Kraasniqin si “zëdhënës” që i bënte të ditura qëllimet, por tha se “nuk e dinim kush fliste për UÇK-në”.

“Kemi disktutuar këtë. Unë mendoj që zoti Krasniqi ishte shpallur publikisht si zëdhënës i UÇK-së. Pra ishte personi që i bënte të ditura qëllimet”, tha ai.

“Kishte shumë persona që prezantoheshin si persona që flisnin në emër të UÇK-së. Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti të konfirmuar që mund të komunikonim për të ardhmen. Çështja e pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një slogan. Të gjithë thonin që ky është qëllimi ynë. Ishte shumë e vështirë të gjeje një shqiptar në Kosovë që të thoshte duam thjesht autonomi”, tha Hill.

Ai tha se kishte shpenzuar kohë me Adem Demaçin, pasi ai, siç e përshkroi ish-ambasadori, “ishte një person që kishte ndikim, ose të përdor një term modern, ishte influencer”.

Lidhur me komunikatat që lëshoheshin nga UÇK-ja, Hill tha se nuk mund t’i përdornin si bazë për “të përcaktuar strukturë vertikale organizative të UÇK-së”.

(Kosova Sot Online)