Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 10:45
Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm, një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në raportin 24-orësh thuhet se vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vend të ngjarjes.

“Prizren / 13.11.2025-08:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

(Kosova Sot Online)