Raportohet se një ushtar i FSK-së ka plagosur kolegun e tij me armë zjarri

  • A.P /
  • 17 November 2025 - 07:54
Raportohet se një ushtar i FSK-së ka plagosur kolegun e tij me armë zjarri

Një person është plagosur me armë zjarri, të dielën rreth orës 14:30, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhëns i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Sipas burimeve i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri.


(Kosova Sot Online)