Për nëntë muaj në vend kanë lindur gjithsej 20 mijë e 940 fëmijë

  • A.P /
  • 17 November 2025 - 11:00
Për nëntë muaj në vend kanë lindur gjithsej 20 mijë e 940 fëmijë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë periudhës janar–shtator 2025 në vend kanë lindur gjithsej 20 mijë e 940 foshnje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga gjithsej 20 940 lindje, 10 876 ishin meshkuj, ndërsa 10 064 femra. Të dhënat e ASK-së tregojnë se korriku mbetet muaji me numrin më të lartë të lindjeve, ndërsa periudha shkurt–mars shënon shifrat më të ulëta.

Statistikat tregojnë një shpërndarje të balancuar gjinore, me një epërsi të lehtë të lindjeve të meshkujve.

Në bazë të raportit, lindjet sipas muajve paraqiten kështu:

 Janar 2 213 lindje

 Shkurt 1 955 lindje

 Mars  2 061 lindje

Prill  2 113 lindje

 Maj 2 364 lindje

 Qershor  2 544 lindje

 Korrik  2 664 lindje

Gusht  2 516 lindje

Shtator 2 510 lindje.

(Kosova Sot Online)