Murati: 28 dhjetori mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje
Hekuran Murati ka reaguar pas caktimit të 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se është vendim i duhut pasi mundëson pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve për shkak të diasporës.
Postimi:
Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.
Na priftë e mbara!
(Kosova Sot Online)
