Parashikimi i motit për të premten
Të premten, qielli i Kosovës mbetet i mbuluar me re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Shiu fillon ngadalë të pikojë, ndërsa herë pas here dëgjohen bubullimat.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 9°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 15°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
