Moti sot do të ndikohet nga një masë e ftohtë ajrore

  • A.P /
  • 27 November 2025 - 07:20
Moti sot do të ndikohet nga një masë e ftohtë ajrore

Moti të enjten në Kosovë do të ndikohet nga një masë e ftohtë ajrore që vjen nga veriu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Reshjet e shiut që nisin ditën e mërkurë do të vazhdojnë edhe në orët e para të mëngjesit, ndërsa më vonë pritet të kalojnë në reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 1°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)