Kica: LDK-ja vendin nuk e lë më pa qeveri
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se LDK është e vendosur të rikthehet në qeveri dhe të mos e lërë vendin pa qeverisje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo theksoi se partia tashmë është në garë për të qenë pjesë e ekzekutivit dhe për ta udhëhequr atë.
“LDK-ja vendin më nuk e lë pa qeveri. LDK po garon që me qenë pjesë e qeverisë, LDK po garon për të udhëhequr me Qeveri. Nuk do të japim shifrat për shkak të ndryshimit të shifrave nga terreni”, tha Kica-Xhelili.
Ajo potencoi se hendeku politik mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje mbetet i pandryshuar, duke vënë në dyshim mundësinë e një bashkëpunimi pas zgjedhjeve.
“Megjithatë hendeku ynë me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka lëvizur. Mirëpo me gjuhën që po përdorin kohëve të fundit nuk e di si mund të ndodh përafrimi me një Lëvizje fondamentale anti-sistem”, u shpreh nënkryetarja e LDK-së.
(Kosova Sot Online)
