Lushaku: Hekuran Murati flet si një analfabet
Jehona Lushaku nga LDK-ja komentoi deklaratën e ministrit në detyrë, Hekuran Murati, i cili gjatë ditës tha se në bankat e Kosovës ka më shumë para të qytetarëve se sa pesë vite më parë.
Por, sipas saj, në bankat e Kosovës ka më shumë se kurrë kredi të dhëna dhe borxhe të qytetarëve ndaj bankave.
“Hekuran Murati flet si një analfabet i ekonomisë. Unë nuk dyshoj që ai e din saktë pse po e thotë, sepse po e thotë për të bërë një mashtrim publik. Është fatkeqësi që një djalë i ri gjatë këtyre viteve na ka plasur vetëm të pavërteta, ndërkohë që Kosova është në inflacionin më të lartë ndonjëherë,” u shpreh ajo në 21
