Një person gënjeu policinë se është pjesëtar i FSK-së pasi iu gjetën armë
Një burrë që po drejtonte një veturë me targa vendore u ndalua dje në fshatin Mazgit të Obiliqit nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit iu gjetën armë pa leje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai më pas ishte prezantuar rrejshëm si pjesëtar i FSK-së dhe pas një verifikimi, policia tha se ka rezultuar që ai s’është pjesë e FSK-së.
Ai u arrestua nën dyshimin se kreu veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “prezantim i rremë si person zyrtar”.
“Fsh. Mazgit, Obiliq 12.12.2025 –18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. I dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar- pjesëtar i FSK-së, por është verifikuar dhe ka rezultuar se i njëjti nuk është pjesëtar i FSK-së. I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
(Kosova Sot Online)
