Kurti: Anija me ndihma në vlerë prej 500 mijë euro të Kosovës është nisur drejt Gazës

  • A.P /
  • 13 December 2025 - 13:05
Kurti: Anija me ndihma në vlerë prej 500 mijë euro të Kosovës është nisur drejt Gazës

Anija e ngarkuar me ndihmat nga shteti i Kosovës për popullin e Gazas në Palestinë, tashmë janë nisur nga porti turk i Mersinit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo ndihmë e popullit të Kosovës kap vlerën e 500 mijë eurove dhe përfshinë tenda, pako me ushqim, batanije, dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë për banorët e Gazas.

Vendimi për të ndihmuar popullin e Gazas ishte marrë në janar të këtij viti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Turqinë për ndihmën dhe bashkëpunimin në realizimin e dërgimit të ndihmave në Gaza.

“Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke, për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar”, ka shkruar Kurti.

 

(Kosova Sot Online)