Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 07:20
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti të hënë në Kosovë parashihet të mbajë i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, gjatë ditës kryesisht me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.

Ditën e martë atmosfera paraqitet e qëndrueshme. Do të ketë alternime të vranësirave e periudhave me diell. Në mëngjes mundësi për prezencë mjegullës.

E mërkura vazhdon me të njëjtën tablo. Vranësirat herë pas here, por dielli nuk mungon.

(Kosova Sot Online)