Osmani uron Krishlindjen: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit

  • A.P /
  • 24 December 2025 - 14:30
Osmani uron Krishlindjen: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka uruar që kjo festë të sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, thuhet në urim.


(Kosova Sot Online)