Vuçiç del me njoftim të papritur
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë më 28 dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se Lista Serbe është “mbrojtësja e vërtetë” e serbëve të Kosovës.
“I bëj thirrje popullit serb të votojë për Listën Serbe, mbrojtësen e vërtetë të interesave kombëtare serbe. Dhe kjo është kërkesa ime për popullin serb në Kosovë”, tha Vuçiq, raporton “Tanjug”-u.
(Kosova Sot Online)
