Kurti: Krishtlindja është kremtim dhe reflektim
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se Krishtlindja është kremtim dhe reflektim, urim dhe mirënjohje, besim dhe shpresë.
“Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar dhe paçi një ditë të gëzuar e të begatë me më të dashurit tuaj. Uroj që mirësia e Zotit t’ju përcjellë gjithmonë dhe dashuria për tjetrin t’ju shtohet përherë.”
(Kosova Sot Online)
