Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 09:05
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po vërehet qarkullim kryesisht normal, me pritje të shkurtra si për automjete ashtu edhe për kamionë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara sot, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve sillen nga 3 deri në 10 minuta, pa krijim kolonash.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të informohen rregullisht për gjendjen në kufi, veçanërisht gjatë orëve të pikut dhe festave.

(Kosova Sot Online)