Pasi vodhën bizhuteri në vlerë prej rreth 2.3 milionë euro arreston dy persona

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 11:15
Pasi vodhën bizhuteri në vlerë prej rreth 2.3 milionë euro arreston dy persona

Komanda e Policisë së Guvernoratit të Muskatit në Oman, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Hetimeve dhe Krimeve, ka arrestuar dy turistë me nacionalitet evropian për vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 2.29 milionë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve të policisë, të dyshuarit kishin arritur në Sulltanatin e Omanit me vizë turistike dhe ishin akomoduar në një hotel afër dyqaneve të bizhuterive në zonën Al-Ghubrah. Atje, sipas autoriteteve, ata kanë mbikëqyrur zonën dhe planifikuar vjedhjen.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të datës 14 dhjetor, të dyshuarit thuhet se kanë përdorur një mjet mekanik për të thyer murin e pasmë të dyqanit, kanë hyrë brenda, kanë marrë një sasi të madhe bizhuterish, kanë hapur kasafortën me forcë dhe kanë vjedhur edhe paratë që gjendeshin brenda.

“Pas hetimeve intensive, policia arriti t’i arrestojë dyshuarit, konfiskojë mjetet e përdorura dhe të rikthejë bizhuteritë e vjedhura. Artikujt e vjedhur u gjetën të fshehura në një plazh në zonën A’Sifah, ku dyshuarit i kishin dërguar me një anije të marrë me qira, nën pretekstin e një udhëtimi në det”, raportoi media “thearabianstories”.

Autoritetet konfirmuan se procedurat ligjore kundër të dyshuarve janë duke u zhvilluar.

(Kosova Sot Online)