100 prokurorë të shtetit do të angazhohen për zgjedhjet në Kosovë

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 13:00
100 prokurorë të shtetit do të angazhohen për zgjedhjet në Kosovë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tha se Prokurori i Shtetit ka bërë “të gjitha përgatitjet e nevojshme” për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor më 28 dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje, u tha në njoftim.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”.

(Kosova Sot Online)