Ambasada e Kosovës në Washington del me njoftim

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 15:45
Ambasada e Kosovës në Washington del me njoftim

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se tashmë është hapur qendra e votimit në këtë përfaqësi diplomatike të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo qendër do të jetë e hapur për 12 orë dhe ata që janë regjistruar për të votuar mund ta përdorin dokumentet e tyre të indentifikimit për të votuar, edhe nëse janë me afat të skaduar.

“E hapur nga ora 07:00 deri në 19:00

Votuesit mund të përdorin një kartë identiteti, pasaportë ose patentë shoferi të Kosovës (pranohen dokumente të skaduara).

Vota juaj ka rëndësi”, ka njoftuar Ambasada.

(Kosova Sot Online)