Ja uljet e ngritjet e partive përgjatë tri palë zgjedhjeve të fundit

  • A.P /
  • 29 December 2025 - 07:06
Ja uljet e ngritjet e partive përgjatë tri palë zgjedhjeve të fundit

Të dielën e 28 dhjetorit, u zhvilluan zgjedhjet e dyta parlamentare në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit.

Këto të fundit erdhën si pasojë e mos formimit të institucioneve të reja përgjatë vitit pas zgjedhjeve që u mbajtën në shkurt.

Nga rezultatet preliminare e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 49%. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21%, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 13%, si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.68%.

Lidhur me zgjedhjet dhe rezultatet e këtyre partive LVV’ja në 2021 kishte arritur të marr 50,28%, ndërsa, në shkurt të këtij viti ajo kishte marrë 42,3%. Kurse deri më tani, siç u cek edhe më lartë, ajo ka 49,3%.

Sa i përket PDK, në vitin 2021, ajo kishte marrë 17.01%, me 9 shkurt të 2025 kishte marrë 20.95%, kurse nga zgjedhjet e 28 dhjetorit deri më tani ka 21.01%.

LDK në anën tjetër, në 2021 ka pasur vetëm 12,73%, në shkurt 28,27%, dhe deri me tani nga zgjedhjet e djeshme ka 13,59%.

AAK në 2021 kishte 7,12%, në shkurt 7,06%, ndërsa rezultatet e deritanishme nga zgjedhjet e djeshme, atë e vendosin me 5,68%.


(Kosova Sot Online)