Këto janë pesëshet më të votuara nëpër parti
Deri tani janë numëruar 40.91 për qind e votave, më saktësisht 1,062 vendvotime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas të dhënave të deritanishme kandidatët më të votuar në VV janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati e Donika Gërvalla.
Në PDK pesë të parët janë Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili e Vlora Çitaku.
Në LDK prijnë Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti e Doarsa Kica Xhelili.
Ndërsa në AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.
(Kosova Sot Online)
