Kallas bisedon me Rubion pas sulmit të SHBA’së
Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pas sulmit që SHBA ka kryer dhe kapjes së Maduros, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kallas ka thënë se BE po e monitoron situatën me shumë kujdes.
“ Kam folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Ambasadorin tonë në Karakas. BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë.BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor. Në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje.Siguria e qytetarëve të BE-së në vend është përparësia jonë kryesore”, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)
