Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

  • A.P /
  • 05 January 2026 - 13:00
Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj është shtyrë sërish në GJKKO, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mësohet se seanca e parashikuar të mbahej këtë të hënë është shtyrë për në datën 19 janar.

Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës.

Përmes një emaili, avokatja e Veliajt ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

(Kosova Sot Online)