Hoti: Viti 2026 ka nisur me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vitit 2026 ka nisur me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka theksuar se në regjionin e Prishtinës rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese.
“Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve. Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në anën tjetër, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, kompanitë e ujësjellësit vazhojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale. Brenda këtyre tarifave të rritura paguhet edhe për derdhjen e ujërave të zeza, por ato ujëra të zeza nuk trajtohen. Ato derdhen në lumenj”, ka shkruar Hoti, duke paralajmëruar edhe shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike.
“Në prill pritet të shqyrtohet rritja e sërishme e energjisë elektrike. Tatimi në pronë për biznese sivjet nis me rritje substanicale gjithashtu”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
