Vendi mbulohet cep më cep nga reshjet e borës

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 07:14
Vendi mbulohet cep më cep nga reshjet e borës

Pas një dite me reshje shiu dhe shiu të akullt në disa pjesë të vendit, mbrëmja dhe nata po sjellin një ndryshim të dukshëm të motit. Me depërtimin e masave më të ftohta ajrore në rajon, reshjet po kalojnë gradualisht në borë, duke paralajmëruar kushte tipike dimërore në shumë zona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Borë pritet të ketë në pjesën më të madhe të territorit, duke përfshirë zonat fushore dhe ato malore. Reshjet do të jenë më të theksuara gjatë natës, ndërsa në disa rajone pritet edhe krijimi i shtresave të borës.

Sipas parashikimeve, reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së enjte, me intensitet të ndryshueshëm. Kjo situatë mund të ndikojë në qarkullimin rrugor, sidomos në akset malore, ku drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth -5°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në -3°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)