Moti të shtunën do të karakterizohet nga reshje shiu
Moti të shtunën në Kosovë do të karakterizohet nga reshje shiu në shumicën e zonave, ndërsa në disa pjesë pritet shiu i akullt. Në zonat malore, reshjet do të jenë në formë bore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo përzierje reshjesh do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së shtunë, pasi temperaturat nuk pritet të shënojnë ndonjë ndryshim të ndjeshëm. Qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar, sidomos në zonat më të larta dhe gjatë qarkullimit rrugor.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth -2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 2°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
