Një automjet ka rënë në përrua

  • A.P /
  • 10 January 2026 - 11:05
Një automjet ka rënë në përrua

Një automjet ka rënë në përrua dhe është përmbytur në Klos të Shqipërisë mëngjesin e kësaj të shtune, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ende nuk dihen saktë rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë qëndruar forcat e Policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit.

Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.

(Kosova Sot Online)