KRU Prishtina del me njoftim

  • A.P /
  • 10 January 2026 - 16:00
KRU Prishtina del me njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Postimi:

Njoftim për konsumatorët e Drenasit

Pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në Bivolak. Po ashtu, gjatë ditës pritet të nisë trajtimi i ujit edhe në ITU në Drenas.

Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj. 


(Kosova Sot Online)