Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 12 January 2026 - 07:23
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Pas një jave me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe përmbytje, fillimi i javës në Kosovë pritet të jetë më i qëndrueshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Do të ketë kthjellime dhe temperatura të ulëta.

Dita e hënë pritet të nisë me mot të acartë. Në pjesët perëndimore do të ketë intervale me diell, ndërsa në lindje mbizotërojnë vranësirat, me mundësi për reshje të dobëta bore herë pas here.

Të martën do të dominojnë vranësirat, por temperaturat maksimale shënojnë një rritje të lehtë.

Moti të mërkurën parashikohet me kthjellime, por mbetet ftohtë.

(Kosova Sot Online)