Ymeri: Ekonomia që nis nga dogana e përfundon në ministri nuk është zhvillim

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 11:15
Ymeri: Ekonomia që nis nga dogana e përfundon në ministri nuk është zhvillim

Instituti GAP ka publikuar një raport mbi të cilën thotë se gjatë 2025-ës u importuan 7 miliardë euro. E për këtë deputetja e LDK-së, Janina Ymeri thotë se importi nga Serbia është aty aty me atë nga Shqipëria, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Importi nga Serbia qaty-qaty me atë nga Shqipëria. Por kjo tani kur je në pushtet nuk është me rëndësi përderisa në derë dogane merren pagesat edhe bëhen transfer 100-she. Kjo funksionon me mbajt një ekonomi të gjunjëzuar me subvencione e transfere se jepet përshtypja që paraja po shpërndahet por në fakt neve po na ndalet një pjesë e mirë në kufij, për t’u vendos në rende pastaj me tatim në paga, tatime tjera edhe në fund vijnë 100 Euro. Rriten çmimet e blerjes, kompanitë publike i gëlltisin subvencionet se nuk investohen në rritje, ndërkohë rritet importi edhe cikli përsëritet ndërkohë rinia pa mundësi për jetë se nuk ka investime të mirëfillta largohet”, ka shkruar Ymeri.

Më tej ajo shkruan se ekonomia që nis nga Dogana e përfundon në Ministri të Financave nuk është zhvillim.

“Të nderuar, ekonomi që nis nga Dogana e përfundon në Ministri të Financave (transfer popullit) nuk është zhvillim, qe besa as harrnim. Kjo strategji është me mbajt popullin ekonomikisht në kontrollë ku dera e doganës jep paranë edhe kabineti qeveritar shpërndan sipas qejfit atë”, përfundon shkrimin ajo.


(Kosova Sot Online)