Policia del me njoftim
Policia ka njoftuar se në Prizren ka pasur mosmarrëveshje mes dy personave dhe njëri prej tyre e ka marrë armën dhe e ka kanosur personin tjetër, fqinj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në shtëpinë e tij janë sekuestruar:
-Një revole me dy karikator me 30 fishekë,
-Një pushke gjuetie pa fishekë dhe
-Një pushke luftarake me një karikator pa fishekë.
I dyshuari është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore.
“Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit” dhe “ Kanosje”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre.”
(Kosova Sot Online)
