Deputeti i VV-së: Osmani nuk u propozua për presidente shkaku i opozitës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka folur për arsyet pse partia e tij nuk e ka mbështetur Vjosa Osmanin si kandidate për president.
Bajrami tha se LVV-ja kishte interes të propozojë një kandidat që të kalonte kuotën e 80 votave për zgjedhje dhe për këtë arsye, Galik Konjufca u propozua si kandidati partiak. Ai theksoi se pozicioni i partisë ishte që të mos mbështesë kandidat partiak. Pozicioni i secilës parti politike ishte që ne nuk i mbështesim kandidaturat që i sjell LVV-ja, ne i sjellim kandidatët tanë partiak. Në fund, nuk është diçka që duhet të lihet larg mendjes që edhe LVV-së i takon një kandidat, por nëse një kandidat do ta merrte mbështetjen e opozitës, ne do ta propozonim”, ka deklaruar Bajrami.
Kur u pyet për faktin pse Vjosa Osmani nuk ishte e preferuara e LVV-së për një mandat, Bajrami e lidhur këtë me mungesën e mbështetjes nga opozita.
(Kosova Sot Online)
