Hargreaves pas takimit me Osmanin: Urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit

  • a.p /
  • 11 March 2026 - 07:36
Hargreaves pas takimit me Osmanin: Urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit

Hargreaves pas takimit me Osmanin: Urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se me presidenten Vjosa Osmani foli sot për nevojën urgjente që vendi t’i kthehet “stabilitetit politik”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se kjo nevojë mundëson përparimin në agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

“Sot fola me Presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik për të mundësuar përparim në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare”, shkroi ambasadori në Facebook pas takimit.

Ambasadori britanik shtoi se “në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara”.

(Kosova Sot Online)