Parashikimi i motit për sot dhe gjatë fundjavës

  • A.P /
  • 23 January 2026 - 07:15
Parashikimi i motit për sot dhe gjatë fundjavës

Të premten në Kosovë, pas mjegullës që mund të paraqitet në lugina gjatë orëve të mëngjesit, vranësirat shpërndahen gradualisht dhe gjatë ditës priten më shumë kthjellime dhe intervale me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ditën e shtunë do të ketë vranësira më të shpeshta, të cilat herë pas here mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu.

Moti të dielën parashikohet me reshje shiu në disa zona, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.

(Kosova Sot Online)