Procesi i rinumërimit të votave është drejt përfundimit
Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas përditësimit më të fundit të KQZ-së, deri në mëngjesin e së martës janë rinumëruar 1,887 vendvotime, që përbëjnë 73,80% të totalit prej 2,557 vendvotimeve të parashikuara për rinumërim.
Ky proces, i cili ka nisur më 13 janar 2026, ka përfunduar tashmë në 25 komuna.
Nga KQZ është bërë e ditur se puna po vazhdon me kapacitete të plota, me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë të rinumërimit të vendvotimeve të mbetura.
(Kosova Sot Online)
