Qeveria Kurti ka miratuar dy vendime

  • A.P /
  • 27 January 2026 - 15:05
Qeveria Kurti ka miratuar dy vendime

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njërin, Qeveria në detyrë miratoi themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa në të dytin miratoi autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.

(Kosova Sot Online)