Aleksandar Vuçiç del me njoftim

  • A.P /
  • 27 January 2026 - 15:15
Aleksandar Vuçiç del me njoftim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij se vrasjet e mbi 8,000 boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995 nuk mund të cilësohen si “gjenocid”, duke e quajtur përdorimin e këtij termi një “formulim juridik-politik”.

Në një intervistë për FTV, Vuçiq tha se ai ka treguar respekt ndaj viktimave të Srebrenicës, por sipas tij kjo nuk i mjafton politikës në Sarajevë.

“Kam ulur kokën përpara viktimave dhe kam treguar respekt, por disa nuk e konsiderojnë të mjaftueshme sepse dikush dëshiron të bëjë një shfaqje politike,” tha Vuçiç.

Si kryeministër, ai kishte vizituar komemorimin e viktimave në korrik 2015, por nuk qe i mirëpritur, duke e detyruar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, gjykatat ndërkombëtare kanë konfirmuar gjenocidin në Srebrenicë, duke dënuar mbi 50 persona me rreth 700 vjet burg, përfshirë edhe Radovan Karadxhiç dhe Ratko Mladiç me burgim të përjetshëm.

Edhe sot, autoritetet zyrtare të Beogradit dhe Republika Srpska vazhdojnë të mohojnë termin “gjenocid”, duke folur vetëm për një “krim të tmerrshëm”. 

(Kosova Sot Online)