Ky është parashikimi i motit për të enjten
Moti të enjten në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, por relativisht i butë, me temperatura mbi vlerat mesatare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes priten reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë në formë bore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 3°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 9°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
