Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë
Të premten në Kosovë moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ditën e shtunë parashikohen reshje të dobëta shiu në disa zona, ndërsa vranësirat mbeten të pranishme, por me intervale të shkurtra me diell. Në zonat malore priten reshje bore, me mundësi që gjatë pasdites dhe mbrëmjes bora të shfaqet edhe në disa zona më të ulëta.
Gjatë ditës së diel pritet një rënie më e theksuar e temperaturave, çka do të bëjë që reshjet e shiut të kalojnë gradualisht në borë.
(Kosova Sot Online)
